
U luajtën ditën e sotme dy ndeshjet e fundit, të vlefshme për javën e 10-të në Abissnet Superiore.
Dinamo është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur minimalisht Kastriotin, në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Blutë e Bledi Shkëmbit i janë falur një supergoli të shënuar nga kapiteni Agim Ibraimi në minutën e 66-të, nga goditja e dënimit. Në fund arbitri Kridens Meta akordoi penallti për Kastriotin, por pas konsultimit me VAR, u anulua, duke u dhënë goditje dënimi.
Një fitore shumë e rëndësishme kjo për Dinamon, që rikthehet te suksesi pas 3 ndeshjeve pa fitore dhe tashmë e sheh veten në vendin e 5-të me 13 pikë, ndërsa Kastrioti mbetet e fundit me vetëm 5 pikë.
Në sfidën tjetër, Kukësi mposhti 2-0 Egnatian. Kjo lloj hakmarrje kjo e verilindorëve ndaj rrogozhinasve, për atë eliminim në Kupën e Shqipërisë. Basa në minutën e 53 dhe Milunovic në minutën e 84, ishin autorët e golave në fitoren e Kukësit, që ngushton diferencën me Tiranën kryesuese me vetëm një pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e 8-të me 11 pikë.



