
Roma nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur zëvendësuesin e mesfushorit, Wijnaldum, i cili u dëmtua pak ditë më parë dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.
Mady Camara, mesfushori nga Guinea ka mbërritur në Romë për të firmosur marrëveshjen me klubin verdhekuq. 25-vjeçari vjen nga skuadra greke e Olympiacos dhe italianët e marrin në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Në këtë sezon të parë me klubin kryeqytetas, Camara do të fitojë 1.5 milionë euro ndërsa do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho për të qenë i gatshëm në sfidat e radhës.



