
Te Barcelona kanë filluar të mendojnë që tani për lëvizjet që do të bëjnë në merkato. Drejtuesit katalanas janë në kërkim të një mbrojtësi dhe duket se atë e kanë gjetur në Premier League.
Sipas asaj që raporton “ESPN”, mbrojtësi Cesar Azpiliqueta ndiqet me interes nga Barcelona. Mbrojtësit i përfundon kontrata me Chelsea në fund të sezonit dhe katalanasit do të tentojnë të arrijnë marrëveshjen që në janar.



