Juventus dhe Inter, sfidë për Koopmeiners

Juventus dhe Inter, sfidë për Koopmeiners

Ecuria shumë mirë e Teun Koopmeiners me Atalantën, vijon ti bindë pretendentët në Serinë A.

Juventusi dhe Interi do të zhvillojnë një tjetër supersfidë për hollandezin, i cili konsiderohet një ndër pilarët e 11-shes së Gian Piero Gasperinit.

24 vjeçari po impresionon në çdo sfidë me të ashtuquajturën ‘’ La Dea ‘’, një rival shumë i sikletshëm në Serinë A dhe jo vetëm.

Përshtatja në disa pozicione të mesfushës dhe në ofensivë, e shëndërron ishi-n e Az Alkmaar në një lojtar tejet interesant i cili e njeh shumë mirë edhe rrugën drejt golit, fakt që në sezonin aktual është demostruar me 7 realizime dhe 4 asiste në 26 sfida me bergamaskët.

Nuk duhet harruar as Roma, drejtuesit e të cilës prej një kohe të gjatë po e monitorojnë Teun Koopmeinersin, skuadër që e bën këtë garë edhe më interesante.

Pritet që në javët vijuese zikaltërit të dërgojnë një ofertë në adresë të Atalantës, të cilët synojnë ta transferojnë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ në merkaton e dimrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy