PSG mendon të largojë Ramosin në janar, zbulohet prapaskena

PSG mendon të largojë Ramosin në janar, zbulohet prapaskena

Aventura e Sergio Ramos te Paris Saint-Germain, mund të mbyllet më shpejt se sa ishte menduar. Mbrojtësi spanjoll u bashkua me parisienët në merkaton e verës, pasi vendosi të mos rinovonte me Realin e Madridit.

Megjithatë aventura e mbrojtësit te klubi francez nuk ka nisur në mënyrën më të mirë mundshme, pasi pësoi dëmtim në fillim të sezonit dhe ende nuk është gati për të luajtur.

Së fundmi kanë nisur të qarkullojnë lajme mbi një largim të mundshëm të Ramos nga PSG. “El Nacional” raporton se drejtori i parisienëve, Leonardo po mendon ta shesë në merkaton e janarit. Për mbrojtësin interes në të kaluarën ka shfaqur Manchester United, të cilët mund të provojnë ta marrin në skuadrën e tyre në janar.

Për këtë Leonardo ka gati një propozim, për ta shkëmbyer me sulmuesin Martial, për të cilin francezët kanë shfaqur pëlqimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy