
Ngërçi i Manchester United në sulm nuk i ka shpëtuar syve të Ralf Ragnick i cili beson se mund të ndryshojë gjendjen tek anglezët për të qenë në lartësinë e duhur në sezonin vijues.
Gjermani është i vetëdijshëm se për të luftuar për trofe të rëndësishëm duhet një pune intensive gjatë merkatos sepse gjithçka është vështirësuar në kohët e sotme .
Emrat që po analizohen nga 63 vjeçari kanë lënë gjurmë në skuadrat e tyre respektive dhe pavarësisht aspektit ekonomik të ‘’ The Red Devilsave ‘’ do të jetë e ndërlikuar për të transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’ njërin prej tyre.
Sipas ‘ Daily Mail ‘ Aleksander Isak , Timo Werner , Erling Haaland dhe Joao Felix kanë marrë vëmëndjen e Ralf Ragnick i cili kërkon medoemos të rikthejë shpresën tek gjigandët e Premier Leagues me një ndër këta lojtarë tepër cilësorë . Vendimi i gjermanit sigurisht që do të jetë determinant për ecurinë e Manchester United në sezonin e ardhshëm ku do të kërkohet protagonizmi absolut në çdo kompeticion për tu shëndërruar në skuadrën e disa viteve më përpara e cila friksonte çdo kundërshtar.
Në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ janë koshientë se Cristiano Ronaldo s’do të jetë gjithmonë në këtë nivel sepse i mbeten ndoshta edhe pak vite në elitë dhe britanikëve i duhet një lider për të marrë në dorë fatet e ofensivës në sezonet pasuese.
Alternativat e ishi-t të Leipzigut lënë vend për entuziazëm por gjithçka sapo ka filluar sepse vera e ardhshme do të japë verdiktin për objektivat e këtij Manchesteri që kërkon të ripozicinohet shumë shpejt ndër më të mirët e Anglisë dhe Europës.



