Ukraina zgjedh pasuesin e Shevchenkos, drejtimi i kombëtares i besohet një 64-vjeçari

Ukraina zgjedh pasuesin e Shevchenkos, drejtimi i kombëtares i besohet një 64-vjeçari

Andriy Shevchenko u largua nga drejtimi i kombëtares pas Europianit, aty ku ai ishte prej 5 vitesh. Në këtë situatë, drejtuesit e federatës nisën nga puna për të gjetur një zëvendësues, të cilit do i besonin drejtimin e kombëtares europiane.

Mediat vendase raportojnë se është arritur marrëveshja dhe në stol do të ulet Oleksandr Petrakov. 64-vjeçari ka drejtuar ekipet e të rinjve të Ukrainës dhe tashmë do të ketë mundësinë të drejtojë ekipin e parë, ku debutimin do e bëjë në muajin shtator, ndaj Kazakistanit.

Eksperienca e madhe e Petrakov, ka bërë që drejtuesit e federatës ukrainase të jenë të bindur se me zgjedhjen e bërë do të arrijnë rezultate të rëndësishme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy