
Timo Werner mund të quhet si lojtari më i ri i Leipzig. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se është arritur marrëveshja për transferimin e sulmuesit gjerman në Bundesliga.
Akordi thuhet se është arritur për 25 milionë euro, me Werner që rikthehet te Leipzig, pasi nuk arriti të lërë dot shenjë në Premier League.
Gjithçka duket e mbyllur dhe në orët e ardhshme, Werner do i nënshtrohet vizitave mjekësore për të hedhur më pas firmën në kontratë.



