
Përpjekjet për fuqizimin e kuadratit të bardhë të Interit vijojnë të shtohen nga drejtuesit .
Këtë herë zikaltërit kanë zgjedhur Genoan, skuadër me të cilën po impresionon Josep Martinez.
Spanjolli e ka bërë krenar trainerin dhe ish golashënuesin Alberto Gilardino dhe interesi i italianëve ja rrit vlerat.
Së fundmi agjenti i 25 vjeçarit ka udhëtuar drejt Milanos për të nisur negociatat, të cilat po avancojnë me sukses.
Për ishi-n e Las Palmasit kalimi në ‘’ Giuseppe Meazza ‘’ do të konsiderohej një hap përpara në karrierë, skuadër me të cilën mund të ketë fatin të fitojë trofe të rëndësishëm, në Itali dhe më gjerë në një të ardhme të afërt.
Momentalisht me kuq e blutë Josep Martinez aktivizohet në cilësinë e të huazuarit, kartoni i të cilit është në pronësi të Leipzigut.
Ecuria e tij me Genoan premton shumë për të ardhmen dhe traineri Simone Inzaghi mund ta ketë në dispozicion duke filluar në sezoni vijues.



