Chelsea ofertë për Kounde

Chelsea ofertë për Kounde

Skuadra e Chelseat  po bën sforcon e fundit për të transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’  mbrojtësin e Sevillas Jules Kounde .

Francezi është një ndër lojtarët më të spikatur tek  andaluzët dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ e duan me çdo kusht ta kenë pjesë të organikës .   Në të kaluarën kryeqytetasit  ofruan 50 milionë euro për 22 vjeçarin por ‘’ Los Rojiblancos ‘’ e konsideruan të pamjaftueshme për arsye se  pretendimi i tyre është 80 milionë euro.  

Megjithatë  kampionët në fuqi të Champions Leagues nuk do të dorëhiqen lehtë për Jules Kounde dhe e kanë ngritur stekën në 70 milionë euro  , shifër e cila mund ti afrojë me akordin e shumëpritur për lojtarin e mirënjohur .  Por në këtë operacion është përfshirë  edhe   Real Madridi që kërkon t’i prishë punë britanikëve  , drejtuesit e të cilëve kanë ofruar të njëjtën shifër për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’  .

Një fakt tepër domethënës është se javën e kaluar Jules Kounde nuk udhëtoi  drejt Elches , episod që i ka shtuar dyshimet se mund të largohet nga Sevilla  për tu bërë pjesë e një prej skuadrave të lartpërmendura. 

 Si ‘’ Galaktikët ‘’ ashtu edhe  Chelsea kanë një peshë specifike si në kampionatet respektive ashtu edhe në Champions League  dhe nëse gjithçka rezulton me sukses Jules Kounde do të ketë  shansin për t’iu bashkuar një skuadre yjesh që lufton çdo sezon për të fituar çdo trofe në kompeticionet pjesmarrëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy