Trajneri Nevil Dede u shpreh se se penalltia e Tiranës në derbi ishte, ndonëse shtoi se edhe po të kishte barazuar Partizani, nuk do të kishte vjedhur asgjë. Ai tha se skuadra e Shehi u tregua pragmatiste dhe ia doli të marrë fitoren.
“Dy skuadrat u vendosën me 3-5-2. Partizani nuk ndryshoi për asnjë moment skemën. Tirana e ndryshoi në fundin e pjesës së parë. Tirana e zhbllokoi rezultatin me një penallti. Ishte një gabim i mbrojtësit të Partizanit. Të kuqtë tentuan me kundërsulmin, por nuk ia dolën. Partizani mund të bënte më shumë. Daja të sakrifikonte. Mund të hiqte një nga mbrojtësit e qendrës për të shtuar forcat para.
Në fund fare Tirana u tregua pragmatiste. Derbi fitohet, nuk luhet. Për mendimin tim, penalltia ishte. Nëse Partizani do të barazonte, nuk do të vidhte asgjë me 1 pikë.”, u shpreh Dede.



