Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezoni i ri futbollisitk për skuadrën e PSG në Francë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Unai Emery triumfoi me rezultatin 2-1 në finale përballë kampionëve të francës Monacos, duke e kthyer në favor disavantazhin e golit të pjesës së parë.
Ishte Djibril Sidibe, që në minutën e 30 kaloi në avantazh skuadrën e Monakos duke e mbyllur pjesën e parë të ndeshjes në favor të tyre. Por gjatë pjesës së dytë, kryeqytetasit krijuan një volum më të madh loje dhe e gjetën golin e barazimit në minutën e 51 me blerjen më të re, Dani Alves i cili realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit.
Ndërsa golin e fitore e shënoi talenti Adrien Rabiot, 27 minuta nga fundi që e nis sezonin me një trofe që mund të vlejë shumë për të nisur një cikël të ri suksesesh në Francë.
Ndeshja u luajt në stadiumin e qytetit Taniger të Marokut.



