Arsenal pëlqen  Brojën

Arsenal pëlqen Brojën

 Sezoni aktual po rezulton shumë produktiv për Armando Brojan . Shqiptari  është pronë e Chelseat por aktualisht militon tek Southampton , ekip ku po kalon një eksperiencë të shkëlqyer.

20 vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe pretendentët nuk kanë munguar , përfshirë edhe Arsenalin .

‘’ Topchinjtë ‘’ duan ta afrojnë në ‘’ Emirates ‘’ por njëkohësisht edhe  Chelsea mendon ta rikthejë në Londër  për arsye se  mund të shkaktojë entuziazëm në fazën sulmuese. 

Mikel Arteta e preferon Armando Brojan sidomos pas largimit të Pierre Emerick Aubameyangut dhe dyshimit për vijimin e Alexandre Lacazette .

 Eksperienca e fituar me ‘’ Shenjtorët ‘’ po bën bujë në  Premier League dhe  Arsenali po i mëshon fort kësaj piste sepse synon të shtojë rezultatet në metrat e fundit dhe ta mbyllë sezonin në 4-she, fakt që të dërgon direkt në Uefa Champions League.  

Armando Broja ka fituar shumë pikë në 11-shen e Ralph Hasenhuttl dhe mundi i është rikompensuar me interesin e 13 herë kampionëve të Premier Leagues të cilët mund të avancojnë vetëm me lojtarë cilësorë.

8 gola dhe 1 asist në 24 ndeshje tek një skuadër e mesit të tabelës sigurisht janë statistika për tu vlerësuar dhe duhet parë nëse drejtuesit kryeqytetas do t’ia plotësojnë dëshirën strategut spanjoll.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy