Europiani, Nagelsmann: Neuer do të jetë titullar në portën e Gjermanisë

Europiani, Nagelsmann: Neuer do të jetë titullar në portën e Gjermanisë

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, deklaroi se Manuel Neuer, do të jetë titullar në portë në Europian.

Portieri u largua nga grumbullimi i kombëtares gjermane, për shkak të një dëmtimi muskulor dhe nuk do të jetë për dy miqësoret e këtij muaji. Megjithatë, prezenca e lojtarit në Euro 2024, nuk vihet në dyshim.

Për momentin asgjë nuk ka ndryshuar, Neuer do të jetë titullar. Ne folëm me të gjithë lojtarët dhe morëm vendimet tona.

Fatkeqësisht Manuel është i dëmtuar, por është vetëm një dëmtim i muskujve dhe ai nuk do të duhet të jetë jashtë për shumë kohë.

Neuer ka luajtur vazhdimisht kohët e fundit, si në Champions League ashtu edhe në Bundesligë, ndodhin lëndime muskulore, por nuk ka asnjë shqetësim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy