Pretendentët e Depay

Pretendentët e Depay

Situata e Memphis Depay tek Barcelona po shkon drejt përmirësimit . Hollandezi tregoi potencialin e tij në ndeshjen kundër Mallorcas  dhe drejtuesit e Barcelonës e dinë se çfarë duhet të bëjnë me sulmuesin.

Qartësia e  ‘’ Los Cules ‘’ është pasuar nga interesi i tre klubeve pasi 28 vjeçari e ka arritur pjekurinë e duhur dhe pavarësisht se e ka patur paksa të vështirë eksperiencën në ‘’ Camp Nou ‘’ konsiderohet një opsion për fuqizimin gjatë verës .

Lista kryesohet nga Arsenali të cilit i duhet një referent në metrat e fundit . Gjatë viteve ‘’ The Gunners ‘’ dhe spanjollët kanë realizuar operacione me lojtarë të njohur si përshembull Aubamenyang apo Song që vendosën për kuq e blutë  ose kiliani Alexis Sanchez që u transferua në ‘’ Emirates ‘’ .

Mirëpo kjo histori mund të marrë përfundimisht zgjidhje me kualifikimin e 13 herë kampionëve të Premier Leagues në Champions League , objektivi numër një i Mikel Artetas për sezonin vijues.  

Pas Arsenalit është Juventusi , ekip që në këto dy vitet e fundit ka humbur shumë terren , sidomos në Serinë A dhe më tepër tani që Paulo Dybala ka vendosur ti japë lamtumirën torinezëve , duhet të afrojnë një lojtar cilësor në ‘’ Allianz Stadium ‘’.  

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e ka të garantuar pjesëmarrjen në Champions League dhe Massimiliano Allegri ka filluar të ëndërrojë për dyshen Vlahovic- Depay  e cila mund ti shëndërrojë bardhezinjtë në të pandalshëm.

Në njëfarë mënyre parashikohej se edhe ekipet angleze do të përfshiheshin në këtë histori për shkak të së kaluarës së ishi-t të Psv Eindhovenit tek Manchester United .

 West Ham United po jep maksimumin në javët e fundit për të siguruar një vend në Europa League sezonin vijues dhe e shikon Memphis Depay-n një alternativë  që mund të ndryshojë fatet e ofensivës.

Natyrisht tek ‘’ The Hammers ‘’ lufta për një vend titullari është shumë e vështirë por nëse Memphis Depay do të vendosë për West Hamin  do të masë forcat me xhamaikanin  Michail Antonio .

Pretendentët janë shumë cilësorë dhe mund ti krijojnë hapësirat e nevojshme ishi-t të Lyonit për të shpalosur të gjithë potencialin dhe  të provojë një eksperiencë të re me objektivin e të qënit protagonist ashtu siç e ka bërë edhe në të kaluarën tek francezët .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy