
Eksperienca me shumë ulje-ngritje tek Al-Ahli në Arabinë Saudite e ka bërë e reflektojë Roberto Firminon.
Braziliani, pavarësisht përfitimit të konsiderueshëm në aspektin ekonomik, në atë sportiv ka ngelur dukshëm në prapavijë.
Për shërbimet e tij është futur në garë Arsenali, drejtuesit e të cilit pretendojnë ta rikthejnë në Premier League.
Ndoshta nisja e një tjetër aventure mund të rezultojë vendimi më korrekt për sulmuesin, duke qenë se e njeh shumë mirë këtë kampionat për arsye se në të shkuarën ishte pjesë e Liverpoolit.

‘’ Topchinjtë ‘’ janë në një situatë kritike referuar ofensivës duke qenë se shumë prej sulmuesve i janë dëmtuar dhe e kanë detyruar Mikel Artetan të bëjë ndryshime të sforcuara.
Mungesa e Gabriel Jesus, Saka, Martinellit apo Havertz sigurisht e kanë shtyrë trainerin Mikel Arteta për të aktivizuar Mikel Merinon si qendërsulmues, fakt që tregon situatën kritike tek gjigandët e Anglisë.
Megjithatë, dy opsione për 33 vjeçarin janë edhe Major League Soccer apo rikthimi në Brazil dhe duhet parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij në vijimësi.



