
Kampioni i karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi, është nderuar sot nga Qeveria shqiptare me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”.
Ne ceremoninë e organizuar për nder të tij, kryeministri Edi Rama, u shpreh se kampionët sportive do të integrohen tek forcat e armatosura dhe do tu garantohet pension si ish-ushtarake.
Të gjithë kampionët tanë janë të integruar në të nesërmen me forcat tona të Armatosura deri në fund të jetës së tyre aktive dhe kanë dhe pensionin e garantuar si ish-ushtarak, aq më tepër në kushtet ku përgatisim financimin për ushtarakët tanë duke arritur sot të kemi pagat në nivelin e të gjithë ushtrive të NATO në rajon, për t’u dhënë mundësinë të ndjehen të mbështetur dhe të vlerësuar
Pas marrjes së medaljes, kampioni i karatesë Kariqi, falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuuar në rrugëtimin e tij.
Të gjithë jeni arsyeja që unë kam fituar. Dita kur mora flamurin për të përfaqësuar Shqipërinë në ceremoninë e hapjes, aty ishte medalje ime. Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti. Falënderoj ekipin olimpik dhe presidentin.
Nëse kjo medalje do ishte picë do e kishim ndarë bashkë. Faleminderit për mbështetjen morale dhe jo vetëm. Uroj të gjithë sportistët ta përjetojnë këtë ndjenjë që ndejë unë tani.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli.
Karaqi në qershorin e këtij viti fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Karatesë zhvilluar në Poloni.



