
Eksperti i futbollit Alban Tafaj, për kampionatin botëror të Katarit, tha se ishte i pazakontë për shkak se u bë në dimër.
Duke folur për emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se fundi i botërorit i gjen futbollistët të rraskapitur “në zeron e tyre” dhe pas tij duhen lënë domosdoshmërisht 21 ditë pushim.
Sipas tij në futboll përveç shpejtësisë çdo element ka mundësi për përmirësim.
Futbolli nuk është shkencë! Shkenca ndihmon futbollin, në përmirësimin e fizikës. Futbolli është rritur profesionalisht.
Maradona hyn te rastet ekzemplarët e futbollit, ndërsa Messi është jashtëtokësor.
Maradonën e kam përjetuar shumë më tepër se isha fëmijë me ndjenjë më të madhe, por ajo që kam parë te Barcelona me Messin hyn te jashtëtokësorët.
Është më e vështirë tani për shkak të kilometrave që bëjnë futbollistët, atëherë ishin më statik.
Messi nuk hyn tek lojtarët që bën shumë kilometra, maksimumi që bën është 10 kilometër.
Ngjan si autik, nga momenti në moment bëhet i frikshëm. Ky është më usta se Maradona, e merr topin nga anët.
Ronaldo është lojtar i madh i punës, Messi është i talentit. Ky është person që zgjidh situatat.



