
Dështimet në lidhje me transferimin e Erling Haaland dhe Kylian Mbappe e kanë forcuar Real Madridin drejt arritjes së objektivave në merkaton verore .
Carlo Ancelotti vijon insistimin për ti gjetur një mbështetje Karim Benzemas në ofensivë dhe në kohët e fundit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ vijon të qarkullojë emri i Timo Wernerit.
Kryeqytetasit janë skeptike në lidhje me gjermanin i cili në prag të fillimit të Botërorit të Katarit sigurisht nuk do ta pranonte kurrsesi rolin e një zëvëndësuesi tek ‘’ Galaktikët ‘’.
Ishi i Leipzigut shkruajti historinë me Chelsean duke fituar Champions Leaguen por s’ka mundur ta bindë Thomas Tuchelin për qëndrimin tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ .
Për 29 vjeçarin faktikisht nuk kanë munguar pretendentët pasi edhe Newcastle United, Borussia Dormundi dhe ish ekipi i tij Leipzigu do të luftojnë deri në ditën e fundit të merkatos për një lojtar shumë cilësor që fatkeqësisht nuk ka patur shumë sukses në Londër, të cilit i kanë trokitur në derë disa pretendentë që mund ta ndihmojnë të rikthehet shumë shpejt tek suksesi në të ardhmen .
Të jesh pjesë e ‘’ Los Blancos ‘’ duhet të kalosh një serë provash duke përfshirë bindjen e trainerit Carlo Ancelotti i cili me rikthimin në Madrid fitoi Champions Leaguen dhe La Ligan duke treguar se me mbështetjen e duhur është i aftë të thyejë çdo rival që i del përpara .



