
Në verën e kaluar Real Madridi i hapi derën largimit të Takefusa Kubos, i cili vendosi për tu transferuar tek Real Sociedadi për shifrën e 6 milionë eurove.
Mirëpo në klauzolën e përcaktuar thuhet se madrilenët mund të tentojnë rikthimin e japonezit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , drejtuesit e të cilëve janë të bindur se mesfushori mund ti japë avantazhe këtij reparti në të ardhmen.
Ndërkohë për ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ konsiderohet një mundësi për të mbushur arkat pavarësisht se me Marco Asension dhe Rodrygon, ‘’ Galaktikët ‘’ i kanë të mirëmbuluar krahët e ofensivës.
Gjithsesi , s’mund të anashkalohet sezoni i shkëlqyer me ekipin nga San Sebastian , i cili do të jetë pjesëmarrës në Champions League në sezonin vijues dhe parashikohet se drejtuesit do të insistojnë për të siguruar qëndrimin e ishi-t të Mallorcas në ‘’ Reale Arena ‘’ .



