Partizani u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me shifrat e thella 4-1 ndaj Kastriotit.
Një fitore e rëndësishme e të kuqve, që rikthehen në kreun e renditjes me 44 pikë, po aq sa edhe Tirana. Ndërkohë krutanët mbajnë vendin e fundit me 24 pikë.
Sa i përket ndeshjes, për Partizanin shënuan Cara në minutën e 35-të, Matondo në minutën e 40-të, Selmani në fundin e pjesës së parë dhe Mba në minutën e 78-të.
Golin e vetëm për Kastriotin në këtë takim e shënoi Redon Mihana në minutën e 44-t.



