Një episod aspak i këndshëm u regjistrua në ndeshjen e Kupës së Zvicrës, ku Zurich fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Zug.
Protagonist është bërë një lojtar shqiptar, së bashku me babain e tij. Bëhet fjalë për Labinot Bajramin, i cili është pjesë e Zurich.
Sulmuesi 19-vjeçar u zëvendësua nga trajneri, diçka që nuk u prit mirë nga babai i tij. Ky i fundit ofendoi në distancë trajnerin e Zurich dhe madje e goditi me çadër.
Sipas mediave zvicerane, edhe vetë lojtari reagoi keq pas zëvendësimit, duke ofenduar trajnerin dhe tani pritet të marrë dënim disiplinor nga klubi.



