
Largimi i Sergio Agueros nga ‘’ Etihad Stadium ‘’ e ka dobësuar ofensivën e Manchester City-t . Bardhekaltërit prej një kohe të gjatë luftuan për Harry Kane por drejtuesit e Tottenhamit refuzuan kategorikisht shitjen e ‘’ Uraganit ‘’ sidomos tek një kundërshtar direkt në Premier League.
Dëshira e madhe e Pep Guardiolas për një qëndërsulmues justifikohet nga statistikat e mrekullueshme të arritura nga nordiku por Borussia Dortmundi i ka paraprirë largimit të nordikut nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’ me parametër zero dhe ka përcaktuar 75 milionë euro për shitjen e golashënuesit.
Në të kaluarën babai i tij është aktivizuar me ‘’ The Citiziens ‘’ dhe ky fakt ndoshta do të ndikojë në zgjedhjen e ishi-t të Salzburgut . Panorama e deritanishme i jep shumë kredibilitet kampionëve në fuqi të Premier Leagues të cilët vit pas viti luftojnë për çdo titull por akoma nuk kanë arritur objektivin madhor , fitimin e Champions Leagues .
Patjetër që duhet të vlerësohet edhe interesi i Paris St Germain , Bayern Munchen , Barcelonës , Real Madridit , Juventusit dhe Manchester United për një lojtar që ka thyer çdo rekord duke iu referuar moshës së tij.
Potenciali i sheikëve që liderojnë Manchester City-n pritet të shfrytëzohet në maksimum për një lojtar për të cilin ia vlen të investohet . 11 gola në 8 ndeshjet e para të sezonit flasin vetë dhe natyrisht interesi i gjigandëve të kontinentit të vjetër do të vijë duke u rritur .



