
Sulmuesi holandez, Memphis Depay, do të vazhdojë të jetë pjesë e La Liga në Spanjë.
Lojtari është në përfundim të kontratës me Barcelonën dhe po mendon për një aventurë të re. Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, thuhet se sulmuesi do të vazhdojë karrierën tek Atletico Madrid.
Bëhet e ditur se Depay ka arritur një akord me madrilenët, për tu transferuar aty në muajin qershor, kur edhe i përfundon kontrata me Barcelonën.
Katalanasit kishin propozuar një shkëmbim me sulmuesin Carrasco, por Atletico Madrid refuzoi dhe do e afrojnë Depayn në verë me parametra zero.



