Tjetër hap fals i Realit të Madridit në ndeshjen e radhës në kampionatin Spanjoll të futbollit.
Të besuarit e Zinedine Zidane kanë harruar se si fitohet, pasi janë mundur nga Villareal me rezultatin 1-0.
Në “Santiago Bernabeu” vendosi goli i mesfushorit të talentuar Farnals, me 21 vjeçarin që shndërroi në gol një kundërsulm të nëndetëses së verdhë.
Mbretërorët po vuajnë të gjejnë fitoren, duke pësuar humbjen e dytë në 3 takimet e fundit.
Me këtë humbje 12 herë kampionët e Europës i japin lamtumirë titullit kampion, ku pas 18 javësh kanë grumbulluar 32 pikë, -16 nga Barcelona kryesuese, ndërsa Villarreal mban vendin e 5-të, një pikë më pak se madrilenët.



