
Flamurtari po përgatitet për fillimin e kampionatit, por miqësoret e fundit, kanë treguar se vlonjatët kanë pasur probleme në sulm, duke mos arritur të shënojnë dot.
Në këtë situatë, kuqezinjtë që militojnë në Kategorinë e Parë, vendosën të ndërhyjnë në merkato, për të kërkuar një sulmues.
Ditën e sotme, Flamurtari ka prezantuar afrimin e sulmuesit brazilian Mateus Iakoveli. 24-vjeçari është një produkt i akademisë së Palmeirasit në Brazil dhe do të mbajë të veshur fanellën me numrin 9.



