U luajtën këtë të diel, gjashtë ndeshje në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për javën e 14-të.
Pogradeci shkatërroi me shifrat e thella 7-1 Maliqin, ndërsa Luftëtari mposhti 3-0 Delvinën. Pogradeci mban vendin e parë, me pikë të barabarta me AF Elbasanin.
Këta të fundit triumfuan në transfertë ndaj Devollit me rezultatin 1-2. Labëria triumfoi minimalisht Memaliajn, ndërsa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Tepelena.
Kategoria e Dytë- Grupi B / Java e 14-të
Devolli-AF Elbasani 1-2
Pogradeci-Maliqi 7-1
Luftëtari-Delvina 3-0
Tepelena-Butrinti 1-0
Labëria-Memaliaj 1-0
Shkumbini-Albpetrol 2-0



