Finalja e Conference League në Tiranë, ekspertë të UEFA-s vijnë në Shqipëri të martën

Finalja e Conference League në Tiranë, ekspertë të UEFA-s vijnë në Shqipëri të martën

Në maj të këtij viti, në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohet finalja e Conference League. Në kuadër të përgatitjeve për këtë fianle, nesër do të zhvillohet një takim me përfaqësues të nivelit të lartë.

Pas vizitës së ekspertëve të sigurisë të UEFA-s pak ditë më parë, një tjetër delegacion i UEFA-s mbërrin në fillim të javës në kryeqytet për të zhvilluar takime të nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe vendore me temat kryesore çështjet e mobilitetit e transportit si edhe të sigurisë publike në Tiranë.

Delegacioni i radhës i UEFA-s do të pritet të martën paradite në Kryeministri në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zv.kreytar i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku, Presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Në këtë takim do të diskutohet gjithashtu për çështje të transportit publik, kapacitetet aeroportuale, kapacitetet pritëse në të gjitha pikat e hyrje-daljeve kufitare të Shqipërisë, sigurinë në stadiume dhe sigurinë publike në tërësi para dhe pas finales së UEFA Europa Conference League.

Grupet inspektuese të UEFA-s kanë parashikuar vizita të tjera në kuadër të finales së UEFA Conference League edhe në muajt shkurt dhe mars për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me akomodimin, infrastrukturën, tifozerinë, aspekte teknike të finales, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy