Dinamo ka mposhtur Lushnjën me shifrat e thella 5-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Kategorinë e Parë.
Denisson me dopietë, Prodani, Samake dhe Danaj ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede.
Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e parë me 24 pikë, 3 më shumë se ndjekësit e Flamurtarit.
Në krahun tjetër, Lushnja vazhdon me formën e dobët, teksa mban vendin e parafundit me vetëm 9 pikë të grumbulluara deri tani.



