
Klaus Gjasula është futbollisti i radhës që i shtohet mungesave për ndeshjen që kombëtarja do të luajë kundër San Marinos të mërkurën. Edhe pse kemi përballë kundërshtarin më të dobët të mundshëm, pasi renditet në vendin e 210 në FIFA, i fundit, kuqezinjtë numërojnë disa mungesa.
Përveç Gjasulës siç dihet do të mungojë edhe Kumbulla, ndërsa në dyshim është edhe Roshi, që përballë Anglisë ishte i padisponueshëm. Ndërkohë asnjë lajm në horizont edhe për Nedim Bajramin, i cili që prej grumbullimit me kombëtaren është në pritje të lejes nga FIFA.
Ndeshja kundër San Marinos është e tretë në grupin I për Shqipërinë, që objektiv në këtë fushatë kualifikuese ka të paktën vendin e tretë.



