Chelsea zyrtarizon trajnerin e ri, Tuchel firmos për një sezon e gjysmë

Chelsea zyrtarizon trajnerin e ri, Tuchel firmos për një sezon e gjysmë

Thomas Tuchel është zyrtarisht trajneri i ri i Chelsea-s. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi londinez, i cili në këtë mënyrë zëvendëson Frenk Lampard të larguar vetëm një ditë më parë për rezultate të dobta.

Gjermani ishte i papunë që nga dhjetori kur u shkarkua nga Paris SG, ndërkohë që do të jetë në krye të Chelsea-s deri në fundin e sezonit të ardhshëm, në qershor të 2022.

Për këtë marëveshje ka folur për faqen e klubit vetë Tuchel, i cili ka thënë: “Dua të falenderoj Chelsea-n për besimin ndaj meje dhe stafit tim. Ne të gjithë respektojmë punën e Frenk Lampard dhe trashëgiminë që ia ka krijuar te ky klub, por në të njëjtën kohë mezi pres të punoj me skuadrën time.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy