Interi mbetet kinez, drejtuesit zikaltër refuzojnë ofertën e ‘BC Partners’

Interi mbetet kinez, drejtuesit zikaltër refuzojnë ofertën e ‘BC Partners’

Inter do të mbesë të paktën edhe për disa kohë në pronësinë e kompanisë kineze ‘Suning’. Kjo e fundit sipas ‘Gazetta dello Sport’ ka refuzuar ofertën e bërë nga fondi ‘BC Partners’. Kompania britanikë ka paraqitur nje ofertë shumë poshtë asaj që pretendojnë zikaltërit dhe për këtë arsye është refuzuar pa u menduar dy herë.

Një tjetër arsye përse Inter ka hequr dorë nga oferta e ‘BC Partners’ është se këta të fundit kanë shpërndarë për mediat shumë informacione kohët e fundit.

Ndërkohë për t’u theksuar fakti që Inter po vuan shumë situatën ekonomike, pasi një vendim i qeverisë kineze për të reduktuar investimet jashtë vendit ka vendosur me shpatulla pas murit ‘Suning’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy