Huazimi i Joao Felix tek Barcelona ka nxjerrë në pah potencialin e tij në sezonin e shkuar.
Portugezi është rikthyer në kryeqytetin spanjoll pas performancës me ‘’ Los Cules ‘’, e shoqëruar me 10 gola dhe 6 asiste në 44 sfida.
Edhe pse katalanasit pretendojnë blerjen e kartonit të tij, kërkesa e presidentit Enrique Cerezo e bën të pamundur arritjen e këtij objektivi.
Ndërkohë, duket se sulmuesi 24 vjeçar është i përgatitur për të nisur një tjetër etapë në rradhët e ‘’ Los Colchoneros ‘’, qëllimi i të cilit është konsolidimi si titullar në 11-shen e Diego Simeones.
Mënyra se si luan pëlqehet shumë nga i ashtuquajturi ‘’ El Cholo ‘’ pasi tek Joao Felix spikasin shpejtësia, vizioni për lojën dhe gjithashtu kapaciteti për të shënuar gola.
Drejtuesit janë të ndërgjegjshëm se me një lojtar të tillë në ofensivë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do të jenë më të rrezikshëm, të cilët i pret natyrisht një sezon shumë i vështirë por në shumë raste kanë ditur ti bëjnë ballë situatave të vështira falë një grupi shumë cilësor lojtarësh dhe numrit një të stolit.



