
Bayern Munich i ka shpëtuar dënimit nga Federata Gjermane e Futbollit, pasi në ndeshjen me Freiburg në kampionat, për pak sekonda luajtën me 12 lojtarë.
Gjithçka ndodhi gjatë një zëvendësimi, kur lojtari që duhet të dilet, akoma nuk kishte lënë fushën, ndërsa në fushë u fut edhe tjetri dhe loja vazhdoi për pak sekonda.
Pas kësaj Freiburg bëri një ankesë zyrtare, ku kërkonin fitoren në tavolinë me rezultatin 3-0.
Megjithatë ditën e sotme, Federata Gjermane ka dalë me një vendim, ku thuhet se qëndron fitorja 4-1 për Byern Munich dhe nuk do të ketë asnjë dënim për kampionët.



