Pogba: Do hedh në gjyq mediat që shkruan lajme të rreme për mua

Pogba: Do hedh në gjyq mediat që shkruan lajme të rreme për mua

Futbollisti i Manchester United Poul Pogba ka deklaruar se do të hedhë në gjyq mediat të cilat kanë shkruar lajmë të rreme së fundmi për të. Kjo pasi disa media ndërkombëtare ka shkruajt se 27-vjeçari do të japë dorëheqjen nga kombëtarja e Francës për shkak të komenteve që presidenti i vendit Emmanuel Macron ka bërë për islamin.

Mesfushori, i cili është i besimit mysliman, thotë se kjo nuk ka dalë kurrë nga goja e tij. ‘Absolutisht që janë shpërndarë lajme të tmerrshme për mua rreth e qark, pasi jam cituar për gjëra që nuk i kam thënë kurrë’.

Në reagimin e tij në instagram Pogba thotë se është ‘i trishtuar, i nevrikosur, i shokuar dhe shumë i frustruar’, me disa media që kanë hapur faqen kryesore me këtë lajm.

‘Unë jam kundër çdo lloj terrori dhe dhune. Fatkeqësisht disa media nuk kanë qenë të përgjegjshme duke shkruar lajme abuzuese, pa verifikuar nëse janë të vërtetë apo jo. Madje duke i rishpërndarë. Do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj këtyre mediave që kanë shpërndarë lajmë 100% të rreme,”-shkruan Pogba.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy