
Java e 29-të në Serie A, rezervoi disa surpriza në rezultate. Atalanta nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Genoas në shtëpi, duke bërë një hap fals në objektivin për Champions League.
Barazim regjistroi edhe Roma, që u ndal nga Udinese me rezultatin 1-1. Verdhekuqtë ishin shumë afër humbjes, por barazuan shifrat në minutat e fundit me Pellegrini.
Napoli u rikthye te fitorja në kampionat, pasi kaloi me sukses Hellas Veronën me rezultatin 2-1. Heroi për napolitanët ishte Victor Osimhen, i cili realizoi dopietë golash. Në sfidën tjetër, Fiorentina fitoi 1-0 ndaj Bologna.



