Real Madridi, interes për Vlahovic

Real Madridi, interes për Vlahovic

Edhe pse Karim Benzema vijon të tregojë një nivel për tu marrë shembull, të qënit në metrat e fundit të karrierës nuk e garanton për një kohë të gjatë.

Ky fakt i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Real Madridit për të rifreskuar ofensivën, të cilët janë fokusuar tek Dusan Vlahovic.

Serbi është një ndër të preferuarit e Carlo Ancelottit sipas spanjolles ‘ As ‘ por për të marrë shërbimet ishi-t të Fiorentinës madrilenët do të masin forcat me Manchester United.

Italianët mund ti japin dritën jeshile largimit të golashënuesit nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ , për të cilin ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ofruan në të kaluarën 100 milionë euro.

Në 2024-tën pritet edhe aktivizimi i Endrick Felipes , të cilin ‘’ Galaktikët ‘’ e transferuan nga Palmeiras në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, lojtar që duhet të presë edhe pak kohë për të debutuar me spanjollët.

E kaluara brilante , fillimisht tek Fiorentina e më pas tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ parashikohej se do të pasohej me një interes masiv për ishi-n e Partizan Beogradit dhe dihet se kur bëhet fjalë për Real Madridin , çdo lojtar i bën llogaritë në mënyrë të detajuar sepse është një ekip i cili në çdo sezon konsiderohet një nga pretendentët për të fituar çdo trofe , në Spanjë dhe kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy