Josa: Grumbullimi i Kombëtares nuk i bën mirë Vllaznisë, kemi një problem

Josa: Grumbullimi i Kombëtares nuk i bën mirë Vllaznisë, kemi një problem

Vllaznia do të përballet ditën nesërme me Bylisin, në një ndeshje ku shkodranët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i kuqebluve, Mirel Josa, u shfaq optimist për një rezultat pozitiv të skuadrës së tij.

I pyetur për lojtarët që janë grumbulluar nga Kombëtarja, Josa tha se nuk është e mirë për skuadrën, por shtoi se shkojnë për të treguar veten. Gjithashtu ai deklaroi se ndihet i vlerësuar që emri i tij përmendet për drejtimin e Shqipërisë.

Unë do të shoh lojtarët e mi që kam. Nuk e shoh si pikë kthese këtë ndeshje, por si pikë vazhdimësie. Kampionati do të ketë oshilacione. Ne kemi bërë mirë në një ndeshje, por kemi qenë shumë poshtë në tjetrën. Me fitoren që do të bëjmë, nëse do ta bëjmë. Luajmë kundër një skuadre shumë solide. Gjërat nuk merren të sigurta nga fillimi. Unë jam optimist për mënyrën se si lojtarët janë futur në lojë me Laçin, Durrësin apo me Partizanin, pavarësisht se humbëm.

Nuk ka vazhdimësi sepse duhet rritur psikologjikisht. Ky është problemi i Vllaznisë. Ne nuk duhet të shohim luajmë jashtë apo brenda. Ne do të bëjmë të njëjtin futboll. Ata lojtarë janë. Ajo mënyrë duhet perfeksionuar. Duhet të jemi pak më të egër. Të luftojmë më shumë.

Kombëtarja? Të shohim. Ky është një test që i bëhet lojtarëve. Për mendimin tim të shkojnë futbollistët në një javë në Arabinë Saudite dhe të vijnë, nuk do të na bëjë mirë. Por, duhet të shkojnë për të treguar veten. I uroj suksese!

Trajner kuqezi? Unë e kam thënë dhe herë tjetër. Je i nderuar kur je në listën e atyre që FSHF-ja ka në vëzhgim. Unë jam trajner i Vllaznisë. Jam i nderuar që përmendet edhe emri im. Janë gjëra që vendosen nga instanca të tjera. Unë jam i kënaqur këtu me stafin apo njerëzit që më drejtojnë mua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy