
Eleminimi i Gjermanisë nga Botërori sigurisht pritet të ketë pasoja për Julian Nagelsmann.
Humbja ndaj Paraguajit nga 11-metërshat në fazën me eleminim direkt ka treguar edhe njëherë se diferencat ndërmjet kombëtareve nuk janë ato të dikurshmet.
Fillimisht ishte humbja kundër Ekuadorit dhe më pas ‘’ Albirroja ‘’ i dha një leksion ‘’ Trikolorëve ‘’.
Jurgen Klopp është objektivi i katër herë kampionëve të botës, drejtuesit e të cilëve duhet me patjetër ta rikthejnë situatën në favor.
Ishi i Liverpoolit momentalisht po punon si drejtor teknik tek Red Bull Salzburgu, i cili e ka eksperiencën e duhur dhe gjithashtu e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit.
59 vjeçari mendohet se do të jetë i përzgjedhuri nga Federata, fitues i disa trofeve të rëndësishëm me Borussia Dortmundin dhe më pas ‘’ Të Kuqtë ‘’.
Tek Gjermania problemet janë evidente duke qenë se edhe në Botërorin e 2022-shit dhe atë të 2018-tës mbeti e eleminuar nga faza e grupeve.



