
Në kuadër të Kampionit Kombëtarë të basketbollit për femra, sot u luajtën ndeshjet e javës së tretë të katëgorisë së parë për femra, mes ekipit të “Flamurtarit” dhe atyre të “Vllaznisë” së Shkodrës.
Sikurse edhe gjatë javëve të kaluara, basketbollistet nga Vlora, edhe në këtë ndeshje, u shquan për një lojë korrekte dhe efikase, e cila çoi në përmbylljen e ndeshjes me fitoren e “Flamurtarit”.
Për superioritetin që e karakterizoi, ndeshja u mbyll me rezultat 107 me 48, duke u rënditur ekipin e femrave “Flamurtari”, në krye të kategorisë.
Me këtë fitore, “Flamurtari”, ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në vend të parë, ndërkohë që javën e ardhshme e pret një transfertë e vështirë në “Asllan Rusi”, ndaj ekipit të “Partizanit”.
Ndeshja e sotme u luajt në Pallatin e Sportit në Vlorë, ndërkaq sponsor kryesor është kompania MCN.



