Përgatitjet e fundit për kampionatin/ Jareci: Arbitrat nuk do të ndikojnë negativisht në rezultat (VIDEO)

Përgatitjet e fundit për kampionatin/ Jareci: Arbitrat nuk do të ndikojnë negativisht në rezultat (VIDEO)

Drejtuesit e FSHF mbajtën për të dytën ditë radhazi një takim në ambientet e federatës për të qenë gati për rifillimin e kampionatit. Këtë herë ishte radha e sektorit të arbitrave, që të njihej me protokollin shëndetësor që do të zbatohet gjatë ndeshjeve. Për shefin e arbitrave Sokol Jareci, takimi ishte i domosdoshëm pas periudhës së gjatë.

“Ajo që u diskutua ishte pjesa se si do përdoret protokolli i miratura nga Ministria e Shëndetësisë, protokoll që do të jetë present para ,gjatë  dhe në përfundiom të ndeshjes. Pikë tjetër ishte pjesa teknike,  freskimi i saj pasi edhe arbitrat ashtu si lojtarët vijnë pas një periudhe të gjatë në fushat e futbollit”.

Pavarësisht se protokolli shëndetësor parashikon kufizim të kontakteve, Jareci pranon se gjyqtarët nuk do të kalojnë direkt te kartonat.

“U la detyrë arbitrave që të shohin situatat dhe në momentet e para kur vërjenë ndërhyrje që kalojnë limitet e masave disiplinore duhet të komunikojnë verbalisht dhe do të ndëshkohen lojtarët që e përsëritin. Momenti kur shënon gol, ne nuk e kemi në protokoll që do të sanksionohet me karton në rast të festimit”.

Për Jarecin, ekipi i arbitarve është në të njëjtën gjendje si lojtarët dhe nuk do të ndikojnë negativisht në fatet e takimit

“Si arbitrat ashtu edhe lojtarët nuk janë në 100% sepse vijnë nga periudhë e gjatë, por fizikisht janë në 80-85 % të përgatitjes së tyre fizike. Mendojmë se arbitrat nuk do të jenë faktor negativ në përcaktimin e verdikteve deri në fund të kampionatit”.

Kampionati i kategorisë superiore do të nisë më 3 qershor dhe vetëm 1 ditë më pas edhe kategoria e parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy