Spektakël dhe gola, por Manchester City-Liverpool mbyllet në “paqe” (VIDEO)

Spektakël dhe gola, por Manchester City-Liverpool mbyllet në “paqe” (VIDEO)

Është mbyllur në barazim 2-2, supersfida e javës së 32 në Premier League, mes Mancehster City dhe Liverpool. Dy skuadrat kryesuese të kampionatit anglez, dhuruan spektakël në fushë, ku nuk munguan as golat, por në fund nuk prodhoi fitues.

City kaloi në avantazh me De Bruyne në minutën e 5-të ndërsa miqtë vendosën baraspeshën në minutën e 13-të me Diego Jota.

Ishte Gabriel Jesus që shënoi të dytin për skuadrën e Guardiolës, ndërsa Liverpool barazoi shifrat me Mane në minutën e 46-të.

Me këtë barazim, Manchester City mbetet në krye me 74 pikë, ndërsa Liverpool mban vendin e dytë me 1 pikë më pak.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy