
Ecuria e shkëlqyer me Flamengon prej pesë sezonesh tashmë, përsëri e ka bërë pjesë të planeve të ekipeve me emër Gabriel Barbosan, i quajtur ndryshe ‘’ Gabigol ‘’.
Milani do të tentojë ta rikthejë 27 vjeçarin në Serinë A , për të cilin sipas ‘’ The Mirror ‘’ është interesuar edhe Manchester United.
Në të kaluarën braziliani u aktivizua me Interin për një sezon por pa lënë shenjë dhe pas eksperiencës me Benfikën, shpërtheu tek Flamengo.
Drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ po mendojnë një ofertë dhe sipas parashikimeve do të përfshijnë edhe bashkombasin e tij Antony, lojtar i cili është shumë larg paraqitjeve të dikurshme me Ajaxin.
Eksperienca e akumuluar ndër vite tek Flamengo ndoshta mund ti shërbejë për të shpërthyer në kontinentin e vjetër, këtë herë me rivalët historike të zikaltërve , ose me 20 herë kampionët e Premier Leagues.



