
Finalja e Champions League është shtyrë me 15 minuta, ndërsa pritet të startojë në orën 21 e 15.
Shkak për këtë janë bërë tifozët, të cilët nuk janë futur të gjithë në stadium si pasojë e kaosit të krijuar në portat hyrëse të stadiumit ku nuk kanë munguar as problemet.
Një përqindje e konsiderueshme e anglezëve kanë mbetur jashtë, ndaj dhe autoritetet janë detyruar të marrin këtë vendim, deri sa të futen të gjithë.



