Dede: Të gjithë do e donin një kampionat si i këtij sezoni

Dede: Të gjithë do e donin një kampionat si i këtij sezoni

Trajneri Nevil Dede, duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV, për kampionatin e këtij sezoni, deklaroi se ka qenë një garë me shumë luhatje dhe surpriza.

Referuar rivalitetit mes ekipeve, Dede theksoi se të gjithë do e donin që kampionatet të shkojnë si këtë sezon.

Nesër mbaron një garë shumë e gjatë, me shumë luhatje dhe surpriza. Trendi i këtij sezoni ka qenë i tillë, me luhatje dhe jo stabiliteti i skuadrave, ka sjellë këtë diferencë të vogël mes skuadrave.

Trendi është i tillë, nuk ka asnjë fitore të sigurt dhe fusha të lehta. Mund të dalësh kampion, falë ndeshjeve direkte. Të gjithë do donim që kampionati të shkojë kështu gjithmonë. Ka pasur garë në çdo moment dhe në çdo ndeshje.

Nëse na mungon cilësia, ka shumë arsye për ta shpjeguar. Diferencat mes ekipeve janë të vogla. Cilësia lidhet me diferencat, por kjo nuk do të thotë që s’ka pasur rivalitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy