
Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Rusisë, pasi përfitoi nga defekti në Ferrarin e Vettel, i cili deri në atë moment ishte në krye të garës, duke i mohuar praktikisht edhe dopietën, pasi të dy pilotët e Ferrarit ndodheshin në dy vendet e para që në nisje.
E papritura ndodhi pas Pit-Stop-it që bëri piloti gjerman, ku në fillim Leclerc nuk i la vendin, pasi sipas tij ndodhej në distancë nga shoku i skuadrës dhe një problem teknik në makinën e Vettel, bëri që komisarët e garës të urdhëronin futjen në pistë të makinës së sigurisë. Kjo gjë solli që në krye të garës të ishte në mënyrë suprizë edhe për të, Lewis Hamilton, i cili nuk e kishte ktyer ende ndalesën e tij.
Më pas, gara nuk pati histori, sepse pista e Rusisë nuk lejon parakalime dhe në këtë mënyrë, Hamilton shkëputet plot 73 pikë nga Bottas i vendit të dytë dhe 107 nga Leclerc i vendit të tretë.



