Dede: Nuk mund të luhet ndeshja hapëse e kampionatit në atë orar

Dede: Nuk mund të luhet ndeshja hapëse e kampionatit në atë orar

Trajneri Nevil Dede, duke iu referua ndeshjes Kukësi-Tirana, deklaroi se nuk mund të vendoset që ndeshja hapëse e kampionatit të luhet në 17:00.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede tha se Tirana duhet të fitonte ndaj Kukësit, ndërsa shtoi se bardheblutë nuk janë ende gati për kampionatin.

Kishim një përballje Kukësi-Tirana. Kam një këshillë, ndeshja hapëse e kampionatit nuk mund të luhet në orarin 17:00. Në një orar tjetër më vonë, do ishte më ndryshe, do kishte më shumë spektakël dhe më shumë tifozë.

Tirana duhet të kuptojë që ka filluar kampionati. Dukej që bardheblutë nuk ishin gati. Tirana brenda ka disa dilema dhe nga pak ndikojnë edhe këto. Tirana në përballjen në letër duhet të merrte më shumë. Skuadra e Shehit gaboi, me 10 lojtarë kundërshtari dhe duhet të bënin më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy