Ballkanit i ka mjaftuar një gol, për të mposhtu Drenicën, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve për skuadrën e Dajës në këtë duel e realizoi kapiteni, Edvin Kuc në minutën e 44-t.
Një fitore e pa shumë vuajtje, që vjen para një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo ndaj Shkupit të enjten, e vlefshme për “play off” e Conference League.



