Humbja ndaj Egnatias, Ahmataj: Dëmtimi i Lulajt vendosi ndeshjen

Humbja ndaj Egnatias, Ahmataj: Dëmtimi i Lulajt vendosi ndeshjen

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 3-2 ndaj Egnatias.

Ahmataj, deklaroi se dëmtimi i mbrojtësit Bruno Lulaj, vendosi rrjedhën e ndeshjes. Sipas tij, rezultatet pozitive do të vijnë, kur të rikthehen edhe lojtarët nga dëmtimi.

Ajo që vendosi ndeshjen ishte dëmtimi i Lulajt, pasi na detyroi të ndryshojmë mbrojtjen. Kemi humbur 3 lojtarë pas derbit dhe tani kemi humbur përsëri lojtarë. Në futboll duhet pranuar kjo gjë.

Egnatia është shumë e rrezikshme. Ne e kishim përgatitur mirë ndeshjen në pjesën e parë. Largimi i Lulajt, na bëri më të brishtë. Edhe pse ishim mbrapa, përsëri e pësuam.

Duke pasur parasysh që Egnatia shfaqej me dy sulmues, u detyruam të shfaqemi me tre mbrojtës. Lojtarët e ndjejnë pësimin e golit dhe kjo i dërmon, pasi e ndjejnë fanellën e Tiranës. Ne jemi mundur, por paraqitja ka qenë shumë e mirë dhe japin garanci për të ardhmen. Rezultatet do tëe vijnë, nëse na kthehen të dëmtuarit.

Futbolli është me periudha. Ne nuk duhet të merremi me fatin, por të punojmë. Shkuam te goli me ato që kishim përgatitur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy