Ish-kapiteni dhe trajneri i Anglisë, Kevin Keegan, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, shtatë javë pasi zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer në fazën e katërt.
Një deklaratë në emër të familjes Keegan tha se ai ishte "i rrethuar nga gruaja dhe vajzat e tij në momentet e tij të fundit".
“Kevin, fitues i dyfishtë i Topit të Artë, ishte një bashkëshort, baba dhe gjysh shumë i dashur”, vazhdoi njoftimi.
Rikujtojmë që Keegan luajti për Scunthorpe United, Liverpool, Hamburg, Southampton dhe Newcastle gjatë një karriere të shkëlqyer si lojtar, më vonë ai vazhdoi të drejtonte Newcastle, Fulham, Anglinë dhe Manchester Cityn.
Secila nga skuadrat i bëri homazhe, duke e përshkruar Keegan si "një nga figurat më ikonike ndërkohë, Alan Shearer, i cili luajti nën drejtimin e Keegan si për Newcastle ashtu edhe për Anglinë, shkroi në rrjetet sociale: "Heroi im. Trajneri im. Miku im. Fli i qetë, shef."



